E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, Ambasadori suedez: Incidentet elektorale, jo shenjë e mirë për demokracinë

Incidentet elektorale të shënuara gjatë fushatës në Shqipëri nuk janë një shenjë e mirë për demokracinë në vend. Kështu ka deklaruar nga Kukësi Ambasadori i Suedisë në vendin tonë Patrik Svenson.

Gjithashtu diplomati suedez ka theksuar faktin se nëse vëzhguesit e OSBE-ODHIR do i konstatojnë këto incidente edhe gjatë ditës së zgjedhjeve do të ndikojë negativisht për ecurinë e vendit.

Këtë deklaratë Ambasadori suedez e ka bërë gjatë një takimi në Kukës, me kryebashkiakun Halilaj, ku ky i fundit ka shigjetuar Ministrin dhe kryesuesin e listës së Partisë Demokratike Flamur Nokën për presion, që sipas Halilajt, po i bën votuesve dhe familjeve kuksiane.

Për Ambasasdorin suedez problematike mbetet edhe situata në KQZ, duke e silësuar si një fatkeqësi mungesën e anëtarëve.Sipas Svenson kjo mund të ndikojë në mosçertifikimin e zgjedhjeve, gjë që do të prishë imazhin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, destinacion i shumë kërkuar ky nga Shqipëria.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›