E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kukës/ Fqinji plagos me armë 6-vjeçarin

Një i mitur ka mbetur i plagosur me armë gjahu nga fqnji i tij në Kukës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kodër Lumë.

Nga informacionet paraprake dyshohet se fqinji 75-vjeçar e ka plagosur aksidentalisht 6-vjeçarin i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Kukës/Informacion paraprak
Në fshatin Kodër Lumë, shtetasi H. D., 75 vjeç dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me armë gjahu çifte, një shtetas 6 vjeç (fqinji i tij), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, shtetasin H. D., për kryerjen e veprimeve procedurale.
Arma e gjahut çifte është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›