Kukës/ Kaloi rrethimin dhe u fut në kantierin pranë shkollës në rikonstruksion, plagoset 11-vjeçari, procedohen 2 persona

Një nxënës 11-vjeçar në Kukës ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spitalin e Tiranës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
11-vjeçari ka kaluar perimetrin e sigurisë dhe është futur në ambientet ku po punohej për rikonstruksionin e një objekti pranë shkollës së mesme dhe ka mbetur i lënduar nga inertet që po hidheshin.
Policia ka proceduar punonjësin e firmës për “Plagosje e lehtë nga pakujdesia” dhe drejtuesin teknik të firmës për “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për shtetasit:
-K. K., 26 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Plagosja e lehtë nga pakujdesia”, punonjës i firmës që po kryen punimet për rikonstruksionin e një objekti pranë shkollës së mesme në qytetin e Kukësit, pasi dje, gjatë kohës që ka hedhur inerte, është dëmtuar një nxënës 11-vjeç, i cili kishte kaluar perimetrin e sigurisë. Ai po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe nuk ka probleme për jetën.
-A. D., 62 vjeç, drejtuesi teknik i firmës që po kryen punimet për rikonstruksionin e objektit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në pun디, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/