Kukës, Qëllohet me armë zjarri drejt një biznesi

Kukës, rreth orës 09:30 të mëngjesit, shtetasi Luan Oruci ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës se ka konstatuar të dëmtuar fasadën me xham të dyqanit të tij.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Nga këqyrja paraprake ka rezultuar se dëmtimi i fasadës është shkaktuar me armë zjarri gjatë orëve të natës.
Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.