E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, atentat pronarit të karburantit, 3 të plagosur

Të tjera rreth shkrimit Autorët inskenuan plagosjen në Tiranë KUKES -  Dëshmitarët hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur një natë më parë në një pikë karburanti në qytetin e Kukësit ku u plagosën tre përsona.

Sipas dëshmitarëve, të cilët nuk pranuan të identifikohen për mediat, në orën 23:05 minuta një motociklete tip "piaggio" i është afruar lokalit të karburantit, në aksin Kukës-Morinë, dhe në afërsi të pjesës së murit që ndahej me xhama të tejdukshëm kanë zbritur dy përsona me kokore në kokë dhe kanë nxjerrë dy armë zjarri mendohet automatikë dhe kanë shtënë në drejtim të lokalit duke plagosur rëndë dy klientët si dhe në dorë pronarin e lokalit Ardian Trotën.
Sipas policisë mendohet që pronari i karburantit të ketë qenë shënjestra e ekzekutorëve. Sipas policisë të plagosurit janë Ardian Trota, pronar i karburantit si dhe shtetasit Besnik Axhami, Osman Voka. Të tre ishin ulur në tavolinë e po pinin kafe. 

NJE NGA AUTORET E ATENTATIT U PLAGOS
Ndaj të shtënave ka reaguar pronari Trota, duke qëlluar me pistoletë ndaj tyre, por autorët pas zbrasjes së armëve kanë hipur në motor për tu larguar. Në dalje të karburantit të ndjekur edhe nga plumbat e pistoletës së Ardian Trotës janë përplasur me bordurën e trotuarit dhe njëri prej tyre është plagosur. Dy autorët nuk kanë tentuar më të marin motorin e tyre por ia kanë mbathur në këmbë, duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
Mësohet se në vendin ku ndodhej motori ka patur edhe një pellgë gjaku, çka tregon se njëri është plagosur.  Ekspertët e policisë së Kukësit por edhe të Tiranës kanë marrë në cilësinë e provave materiale, motorin, kampionet e gjakut si dhe gëzhojat nga vendi i ngjarjes. Mësohet se të plagosurit janë shprehur se nuk kanë patur konflikte si dhe nuk i kemi arritur ti njohim autorët.  Policia e Kukësit  dhe ekspertë nga Tirana kanë mbërritur në Kukës dhe po hetojnë në vendin e ngjarjes, 100 metra larg agjencisë së Morinit.

NJOFTOHET ARRESTIMI I 2 AUTOREVE
Rreth orës 14:00, forcat e Drejtorisë se Policisë Qarkut Kukës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve: Vladimir Gjuta, 30 vjeç,  lindur në Kukës e banues në Tiranë me precedent penal. Baftiar Bruka, 22 vjeç, lindur në Kukës e banues në Tiranë, me precedent penal. Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Kukës për veprat penale të “vrasjes së mbetur në tentativë në bashkëpunim” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›