E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kukës, dimri dhe gripi shtojnë mungesat në shkollë

Janari ka shënuar një situatë të rënduar gripale edhe në Kukës. Deri në 250 mungesa në ditë janë regjistruar në dy javët e para të janarit në shkollën më të madhe të Kukësit, në gjimnazin “Havzi Nela”, shkollë më mbi 1100 nxënës.
Pavarësisht mungesave të larta, Drejtoresha e shkollës së mesme “Havzi Nela”, Vjollca  Gashi, në një intervistë për RTSH-në thotë se aktualisht të konfirmuar me covid 19-të janë vetëm një nxënës, një mësues dhe një sanitare. Ndërsa në arsimin parashkollor, nuk ka të konfirmuar asnjë rast më covid te fëmijët.
Qarku i Kukësit renditet në fund të tabelës së- infektimeve me covid, me 202 raste aktive.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›