E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, mbërrin pa jetë në spital i mituri, policia: Dyshohet se është qëlluar me çifte

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në qytetin verior të Kukësit, ku një i mitur ka mbërritur pa jetë në spitalin rajonal të këtij qyteti. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije, se 10 vjecari me iniciale E.I nga fshati Shikaj është paraqitur në spital me plagë të marra nga armë zjarri.

10-vjecari është transportuar nga prindërit e tij, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes së rëndë. Nga hetimet paraprake të uniformave blu dyshohet se i mituri mund të jetë qëlluar me çifte, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›