Kukës, rikthehet moti me dëborë

Rikthehen reshjet e dëborës në veri të vendit, duke shkaktuar një sërë problemesh në qarkullimin e automjeteve. Pothuajse i gjithë veriu i vendit është zbardhur nga bora. Qyteti i Kukësit është përfshirë nga reshjet e dëborës që në mesditën e djeshme. Edhe pse temperaturat nuk janë ulur ndjeshëm, është vërejtur vështirësi ne qarkullimin eautomjeteve në zonat rurale dhe nacionale. Disa nga akset më problematike, por të kalueshme me zinxhirë janë Kukës, Peshkopi, Kukës-Shishtavec, Kukës-Krumë.
Ndërkohë që probleme në qarkullimin e automjeteve ka pasur nga tuneli i Kalimashit në drejtim të qytetit të Prizrenit në Kosovës. Drejtoria e rrugëve ka angazhuar disa borëpastruese, kryesisht në akse nacionale si dhe po hdhet kripë e skorie në të gjitha akset e rrethit të Kukësit. Për shkak të reshjeve të dëborës ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike që në orët e para të mëngjesit të sotëm në të gjithë rrethin e Kukësit. Janë të angazhuara punëtorët për rregullimin e defekteve, që janë shkaktuara kryesisht nga linjat e tensionit të lartë.
Deri tani nuk është raportuar asnjë aksident apo bllokim i automjeteve si pasojë e shkrirjes së borës pas hedhjes së kipës dhe skorive në rrugë. Ndërkohë që edhe në qarkun e Dibrës janë evidentuar disa probleme per shkak te reshjeve të dëborës, që prej pasditës së djeshme. Në komunën Lurë në Dibër trashësia e borës ka arritur deri në 50 cm, ndërkohë që siuata paraqitete problematike edhe në kalanë e Dodës, ndërsa sipas prefektit të qakut të Dibrës Xhaferr Seiti ka pasur probleme në rrugët e fshatrave dhe ato rrugë që lidhin komunat me njëra tjetren. Gjithashtu bëhet e ditur se janë izoluar edhe disa fshatra në rrethin e Bulqizës, sic janë Tërnova e Madhe dhe Tërnova e Vogël, dhe zona të tjera në Komunën Trebisht.
Ndërkohë, ne jug te vendit, gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur vetëm reshje shiu, ndërsa në lartësitë mbi një mijë metra ka pasur reshje dëbore por jo me intensitet të lartë.