Kukes rrezohet nga kati i trete plagoset 32-vjecari

Një punëtor ndërtimi ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një
pallati në ndërtim në qytetin e Kukësit. Ngjarja ka ndodhur rreth
pasditen e të hënës, kur Shkëlqim Koloshi, 32 vjeç, ka humbur ekuilibrin
dhe është rrëzuar.
Burimet policore kanë bërë të ditur se 32-vjeçari ka qenë duke suvatuar pjesën e jashtme të godinës kur ka ndodhur ngjarja. Ai është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të qytetit ku i është dhënë edhe ndihma e parë.
Për shkak të problemeve serioze që ka shfaqur, bluzat e bardha të Kukësit kanë vendosur që të transportohet me urgjencë për ndihmë më të specializuar drejt spitalit Ushtarak në Tiranë.