E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kukës, shënjim shtegut “Klysyrë-Livadhet e Shoshanit”, rritje e interesit të vizitorëve

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës turistike në zonat e mbrojtura mjedisore stafi i Administratës së Zonave të Mbrojtura Kukës shënjoi shtegun  “Klysyrë-Livadhet e Shoshanit”.

Ky shteg ka një gjatësi prej 3,5 km dhe është pjesë e shtegut turistik “Klysyre – Livadhet e Shoshanit-Lumi i Gashit” brenda Parkut Kombëtar të Alpeve.

ADzM Kukës theksoi se shtegu ka vështirësi mesatare dhe një biodiveristet të pasur me pyje fletorë, halorë si dhe kullotat alpine, të cilat shtojnë interesin e vizitorëve për ta vizituar.

Zonat malore të vendit gjithnjë e më shumë po vizitohen nga turistët vendas e të huaj. Ndërdestionacionet e preferuara të turistëve janë Alpet e Shqipërisë. Alpet përfshijnë lumin e Gashit, luginën e Valbonës, Thethin, Vermoshin dhe Bogën.

/k.s/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›