E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukes, vetëvaret nga depresioni babai i 5 fëmijëve

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të ditës së martë, në mjediset e haurit të bagëtive. Kanë qenë familjarët që e kanë gjetur të pajetë e të varur në litar, të cilët kanë njoftuar dhe policinë 

KUKËS - Në gjendje depresive dhe nën efektet e alkoolit, 47-vjeçari Zyber Dida, lindur në fshatin Breglum të Kukësit e banues prej disa vitesh në qytet, dje i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me litar. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të ditës së martë, në mjediset e haurit të bagëtive. Kanë qenë familjarët që e kanë gjetur të pajetë e të varur në litar, të cilët kanë njoftuar dhe policinë. Sipas policisë, "47-vjeçari Dida, baba i 5 fëmijëve, e ka kryer vetëvrasjen në kushte të depresionit të thellë, si dhe nën efektin e alkoolit që kishte konsumuar". Ai mbante familjen me punë krahu, por në të shumtën e kohës nuk gjente punë".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›