Kukës, vranë të atin, arrestohen dy vëllezërit

Policia Kukes
KUKES- Pas më pak se 24 orësh Policia e Kukësit ka vënë nën pranga shtetasin, Avdi Laçi, 36- vjeç, i cili një ditë më parë qëlloi për vdekje babain e tij, 74- vjeçarin, Sali Laçi.
Policia ka arrestuar gjithashtu edhe djalin tjetër të viktimës, Vexhi Laçi, 31 vjeç, i cili eshte i perfshire ne krim.
74- vjeçari ekzekutua nga i biri në shtëpinë e tij në fshatin Bardhoc të Kukësit.
Kanë qenë fqinj të familjes Laçi që kanë dëgjuar krismat dhe kanë njoftuar menjëherë Policinë, pasi e kanë gjetur pa jetë të moshuarin. Forcat e Policisë kanë konstatuar se dy djemtë ishin larguar nga banesa së bashku me armën e krimit. Nga të dhënat e para që ka mbledhur grupi hetimor dhe pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve më të afërt, rezulton se Sali Laçi është qëlluar pa ndonjë shkak nga i biri, i cili ka qenë në gjendje depresive në momentin e krimit. Nga të dhënat e para rezulton se Avdi Laçi kishte probleme mendore prej vitesh, po ashtu edhe i vëllai dhe ishin të identifikuar si njerëz problematikë në familje. Mësohet se edhe momenti i vrasjes ka ardhur pikërisht si pasojë e problemeve që kishin.