Kukesi Kolegji pranon kerkesen e LSI

Kolegji Zgjedhor pranoi kërkesën e LSI-së për Qarkun e Kukësit dhe vendosi që të kryhet një akt-ekspertimi për këtë qark.
Ekspertë të LSI-së dhe PD-së do të analizojnë pamjet filmike me të cilat partia e Metës pretendon se i është vjedhur mandati i një deputeti në Qarkun e Kukësit. Kolegji dëgjoi pretendimet e LSI-së rreth orës 14:00 të ditës së martë, pretendime që lidhen me rinumërimin e 15 qendrave të votimit në Rrethin e Tropojës. LSI thotë se në këto 15 qendra votimi ka patur mospërputhje të tabelave Pas zgjedhjeveAsnjë ndryshim në ShkodërKQZ, rinumërimi i votave të Shkodrës Braçe: E vërteta e votave të Lezhës të përpiluara nga KQZ dhe pamjeve filmike nga qendrat e numërimit të votave. Kolegji u tërhoq rreth orës 15:00 për të dalë më vonë me një vendim të ndërmjetëm për të pranuar si provë këto materiale filmike dhe është vendosur që akti i ekspertimit të bëhet nga dy ekspertë të caktuar nga vetë dy forcat politike të interesuara. LSI caktoi Ardian Pollon ndërsa Partia Demokratike Zamir Hoxha. Pas betimit, dy ekspertët morën udhëzimit e Kolegjit mbi detyrën e tyre dhe deri më 25 korrik në orën 09:00 duhet të kenë dorëzuar pranë Kolegjit aktin e ekspertimit të pamjeve filmike. LSI thotë se bëhet fjalë për një mospërputhje prej 155 votash, ndërsa që kësaj force i duhen vetëm 15 vota për të siguruar një mandat në këtë qark, mandat që i hiqet Partisë Demokratike. Fillimisht u përfol për një ndarje mandatesh 2 me 2 mes aleancës së majtë dhe asaj të djathtë, por më vonë tabelat u korrigjuan nga KQZ dhe Partia Demokratike mori 3 mandate, PS 1 dhe LSI asnjë mandate. Një ditë më parë, po ky institucion pranoi kërkesën e PS-së duke e cilësuar të paligjshëm rinumërimin e votave nga ana e KQZ-së për Qarkun e Lezhës. Vendimi mbërriti në ditën kur në KQZ po numëroheshin votat e Qarkut të Shkodrës. Pavarësisht këtij vendimi, KQZ nuk ndërpreu rinumërimin në Shkodër duke argumentuar se vendimi i Kolegjit ishte vetëm për Qarkun e Lezhës. / Top Channel