Kulmi i ironisë britanike gjatë dhunës (VIDEO)
Gjatë katër ditëve të dhunës në Britani, mediat u përqendruan tek skenat e përleshjeve, flakëve, grabitjeve etj. Por, në web është duke bërë kërdinë një video e shkurtër 10 sekonda, e cila mund të cilësohet si kulmi i ironisë britanike. Në video është një person në Mançester, që, me kujdesin më të madh për të mos u parë nga askush, edhe pse nuk kishte asnjeri në rrugë, rrëzon një bidon. Por, ai është filmuar nga një kamera dhe filmimi tashmë është klikuar me miliona herë në Youtube brenda dy ditëve, ndërsa në Facebook është shpërndarë qindra mije herë.