Kulti i Vdekjes së Shenjtë, sakrifikohen dy djem e një grua
Tetë persona janë arrestuar në veri të Meksikës për shkak se kanë vrarë dy djem 10 vjeçar dhe një grua për ti sakrifikuar.
Prokurorët thonë se të dyshuarit i përkasin kultit Vdekja e Shenjtë.
Gjaku i viktimave është spërkatur rreth një altari ku gjendet një idhull, që nuk është veçse një skelet.
Kulti, që feston vdekjen, është rritur me shpejtësi në Meksikë gjatë 20 viteve të fundit dhe mendohet se ka tani 2 milion pasues.
Hetimet nisën pasi familja e 10 vjeçarit Jesus Octavio Martinez e raportoi atë të humbur.
Një prokuror tha se vrasjet kryheshin gjatë natës nën dritën e qirinjve.
Shumë nga të arrestuarit i përkasin të njëjtës familje.
Më përpara nuk ka pasur vrasje të konfirmuara nga ky kult që përzien besimin katolik me atë indigjen.
Një nga të dyshuarat tha se viktima e tyre ishte një shtrigë.