E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kultivoi kanabis në pyll, bie në prangat e policisë spanjolle 44-vjeçari shqiptar, në kërkim bashkëpunëtori

Policia spanjolle ka arrestuar në flagrancë, një 44 vjeçar me kombësi shqiptare për kultivim të lëndëve narkotike.

Sipas mediave të huaja, 44 vjeçari në bashkëpunim me një tjetër, emri i të cilit nuk bëhet i ditur kishte mbjellur një plantacion me hashash në pyll.

Plantacioni u zbulua gjatë një operacioni me dhjetëra efektivë dhe një helikopter, ndërsa u gjetën 1630 bimë në zonën e Castellote.

Mediat vendase raportojnë se operacioni ka zgjatur prej disa muajsh, ndërsa në plantacion janë vëzhguar dy persona. Personi i dytë është ende në kërkim.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›