E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kultivoi kanabis, pranga 46-vjeçarit në Shkodër. Posedonte armë zjarri pa leje dhe municion luftarak

Një 46-vjeçar është arrestuar në Shkodër në kuadër të operacionit policor të koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Në fshatin Xhan, të njësisë administrative Pult, forcat e policisë kanë konstatuar të mbjella në tokë 54 bimë kanabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në dy banesa të braktisura, u gjetën rreth 336 bimë të dyshuara narkotike kanabis në proces tharjeje, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

46 vjeçari posdeonte armë zjarri kallashnikov pa leje dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›