E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kultivonte marijuane ne autostrade, arrestohet

Kultivonte bime marijuane ne mesin e autostrades Athine-Selanike, 35 vjecari eshte arrestuar nga policia greke.

Sipas mediave lokale, arrestimi eshte bere ndersa i riu po shkonte ne “pune” per t’u kujdesur per 42 bimet e tij, te gjata 1.80 metra, qe rriteshin pergjate trafikndaresit te gjate rreth nje meter ne qender te autostrades.

Ngjarja ka ndodhur ne lokalitetin Katerini, rreth 100 kilometer ne jug te Selanikut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›