‘Kumbari’ i inteligjencës artificiale, paralajmëron për rreziqe ndërsa largohet nga Google

Geoffrey Hinton, 75 vjeç, njoftoi dorëheqjen e tij nga Google në një deklaratë për New York Times, duke thënë se tani i vjen keq për punën e tij.
Hulumtimi i Dr. Hinton mbi mësimin e thellë dhe rrjetet nervore ka hapur rrugën për sistemet aktuale të AI si ChatGPT.
“Për momentin, ata nuk janë më inteligjentë se ne, me sa mund të them. Por unë mendoj se ata së shpejti mund të jenë. Dhe duke pasur parasysh shkallën e progresit, ne presim që gjërat shumë shpejt të ndryshojnë duke rritur nivelin e inteligjencës. Kështu që ne duhet të shqetësohemi për këtë.” tha Dr. Geoffrey Hinton.
Por psikologu dhe shkencëtari kompjuterik britaniko-kanadez tha se chatbot së shpejti mund të kapërcejë nivelin e informacionit që mban truri i njeriut citon BBC.
/rtsh.al/