E Diel, 1 Nëntor 2026

Kumbaro: 146 milionë euro nga buxheti i vitit 2026 për infrastrukturën dhe cilësinë e arsimit të lartë

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ U zhvillua sot ceremonia solemne e përmbylljes së rrugëtimit akademik të të sapodiplomuarve në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ku studentë, profesorë dhe prindër festuan. Ceremonia shënoi përfundimin e një etape sfiduese për studentët dhe një moment krenarie për familjet dhe pedagogët e tyre.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet sociale tha se qeveria përmes buxhetit të vitit 2026, mbështet arsimin e lartë me një fond prej 146 milionë euro.

Sipas saj me këtë fond, synohet forcimi i infrastrukturës, cilësisë së mësimdhënies dhe zhvillimin e të rinjve.

“Ndihma për studentët përfshin: Bursat për studentët ekselentë dhe ata me vështirësi sociale; Reduktimin e tarifave të studimit; Mbështetje për programet prioritare dhe promovimin e mobilitetit studentor; Digjitalizimin dhe inovacionin institucional”, u shpreh Kumbaro.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, uroi të sapodiplomuarit për sukseset e tyre dhe theksoi se ky mbështetje synon të ofrojë një rrugëtim të sigurt drejt një karriere të qëndrueshme dhe të suksesshme.

/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›