E Diel, 1 Nëntor 2026

Kumbaro: 33 nxënës, pjesë e garës finale në olimpiadën e informatikës

TIRANË, 21 mars /ATSH/ Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro informoi se kjo e shtunë i gjeti 33 nxënës, pjesë të garës finale në olimpiadën e informatikës.

Këta nxënës, sfiduan njohuritë dhe aftësitë e tyre në një atmosferë konkurruese dhe profesionale.

Kumbaro tha se gara u zhvillua në një proces të administruar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, duke garantuar standarde të larta vlerësimi dhe parimin e meritokracisë për pjesëmarrësit.

Nxënësit konkurruan në zgjidhjen e problematikave të avancuara në fushën e informatikës, duke dëshmuar nivel të lartë përgatitjeje, aftësi analitike dhe kreativitet në zgjidhjen e sfidave teknologjike.

Ky aktivitet synon të identifikojë dhe promovojë talentet e reja në fushën e teknologjisë së informacionit, si dhe të inkurajojë zhvillimin e mëtejshëm të tyre në rrugën drejt inovacionit dhe digjitalizimit.

/e.i/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›