Kumbaro: Aksion masiv pastrimi në pyllin e Vilunit në Shkodër

TIRANË, 22 gusht /ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot foto nga pastrimi i zonës së pyllit të Vilunit në Shkodër.
Kumbaro u shpreh se, ekipet e pastrimit të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe stafi i Bashkisë Shkodër, përveç bregdetit, kanë pastruar edhe zonën e pyllit të Vilunit.
Pastrimi është pjesë e një aksioni masiv pastrimi që do të vijojë në të gjithë zonën e Velipojës dhe Baks Rrjoll, theksoi Kumbaro.
1 nga 8