E Diel, 1 Nëntor 2026

Kumbaro: Investime në 25 shkolla në Kamzë gjatë dekadës së fundit

TIRANË, 22 shtator/ATSH/ Investimet e dekadës së fundit kanë sjellë një transformim të dukshëm në arsim, ku 25 shkolla janë ndërtuar ose rikonstruktuar me standarde bashkëkohore.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro bëri të ditur se gjatë dekadës së fundit infrastruktura arsimore në Kamzë ka pësuar një transformim të rëndësishëm.

“25 shkolla, nga klasa e parë deri në të 12-tën, të ndërtuara dhe rikonstruktuara me standarde, ku mësojnë rreth 18 mijë nxënës, kanë ndryshuar faqen e arsimit në Kamzë gjatë dekadës së fundit”, tha Kumbaro.

Investimet e kryera në infrastrukturën arsimore kanë synuar krijimin e mjediseve më të përshtatshme për nxënësit dhe zhvillimin e procesit mësimor.

Infrastrukturat arsimore të transformuara sipas modeleve më të mira të shkollave europiane, janë realitet prej vitesh tashmë në qytetet e vendit. Viti i ri shkollor nisi me 42 shkolla dhe terrene sportive të reja në të gjithë vendin, ndërsa vetëm në Tiranë hapën dyert 8 shkolla të reja.

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›