E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kumbaro: Ndërtojmë mekanizma efikasë në përballimin e ndryshimeve klimatike

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Qeveria shqiptare dhe ajo gjermane arritën sot një marrëveshje për ndërtimin e mekanizmave efikasë në përballimin e ndryshimeve klimatike.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro komentoi marrëveshjen.

Sipas saj, Shqipëria edhe pse nuk është një vend ndotës, është e rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore si zjarret, me të cilat po përballemi edhe këtë vit, apo përmbytjet të shkaktuara nga ndryshimet e klimës.

“Prandaj është e rëndësishme marrëveshja e nënshkruar me Qeverinë e Gjermanisë, partner shumë i vyer si në fushën e mjedisit ashtu edhe në atë të turizmit”, deklaroi ajo.

Me anë të projektit “ALBAdapt”, Kumbaro shpjegoi se synohet të ndërtohen mekanizma efikasë në përballimin e ndryshimeve klimatike, duke prodhuar informacion cilësor, modernizim të infrastrukturës së shërbimit hidrometerologjik dhe zbatim të masave përshtatëse, nga i cili përfitojnë shumë aktorë të sektorit publik e privat me mbështjetjen e Gjermanisë, Zvicrës dhe Green Climate Fund (GCF).

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›