E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kumbaro: Projekt transformues për rrugët në bashkinë Dropull


TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Ndërtimi i rrugës Sopik-Poliçan përmirëson ndërlidhjen për banorët e disa fshatrave në bashkinë Dropull.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky projekt i rëndësishëm infrastrukturor, transformues për gjithë zonën.

“Pamje panoramike mbi Pogon në bashkinë e Dropullit, ku po zbatohet një projekt infrastrukturor transformues për rrugën e gjithë zonës”, u shpreh Kumbaro.

Ndërtimi i rrugës ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e banorëve të zonës, ndërsa aktualisht po bëhet shtrimi i segmentit Sopik-Poliçan./m.m/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›