E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kumbaro: Rritje e vizitorëve nga vende të largëta si Brazili, Peruja dhe Kili

TIRANË, 22 janar/ATSH/ Shqipëria po vizitohet çdo vit e më shumë nga turistë nga vendet e Evropës, por edhe nga vende të largëta.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale shifrat e turistëve të huaj që kanë vizituar vendin tonë si: Spanjë, Brazili, Argjentinë, Meksikë, Kili dhe Peruja.

“Pjesëmarrja në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “Fitur 2025” në Madrid është një mundësi për të promovuar globalisht Shqipërinë turistike, veçanërisht në shtete si Spanja dhe tregjet e Amerikës Latine, ndërsa nga përvoja e një viti më parë kemi shifra të rritura nga vizitorët e këtyre vendeve të largëta siç janë nga Brazili, Peruja dhe Kili, por edhe mundësi të reja në investime e bashkëpunime në fushën e turizmit përmes fuqizimit të inovacionit, edukimit dhe kapitalit njerëzor”, tha Kumbaro.

Ministrja Kumbaro u shpreh se “pjesëmarrja në këtë edicion të vitit 2025 është një tjetër “kontratë” që i shton vlerën këtij bashkëpunimi dhe përmirëson klimën për shkëmbime të reja”.

“Spanjë 110 mijë 26% më shumë se 2023, , Brazili 17 mijë , 50 % më shumë , Argjentinë 5800, Meksikë 5 mijë, Kili 2700 dhe Peruja 2100.

Stenda e Shqipërisë gjatë pesë ditëve të panairit “Fitur 2025” do të kthehet në një qendër aktivitetetesh, pjesë e axhendës së organizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, e konceptuar si një miks përvojash që prezantojnë Shqipërinë si destinacionin më emocionues në Europë: që nga përjetimet përmes eksplorimit virtual të vendit, tek “Albanian Nights” të frymëzuara nga trashëgimia e pasur e traditave të kulturës dhe jetës së komuniteteve, deri tek përvojat e degustimit të ofruara nga Shoqata Shqiptare e Agroturizmit.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›