E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kumbaro: Tur konsultimesh publike për mbrojtjen e Vjosës

TIRANË, 27 maj/ATSH/ Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Patagonia, IUCN dhe UNESCO vijon turin e konsultimeve publike në qarkun e Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës mbi miratimin e “Planit të Integruar të Menaxhimit për Parkun Kombëtar Lumi Vjosa”.

Këto konsultime po kryhen pas më shumë se një viti nga shpallja e Vjosës Park Kombëtar.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha në një postim në rrjetet sociale se “pjesë e konsultimeve është aplikimi në programin “Njeriu dhe biosfera” të UNESCO, për ta bërë Vjosën zyrtarisht pjesë të listës së pasurive botërore”.

“Dëgjuam dhe ndamë vizionin tonë për Vjosën me banorë të zonës, përfaqësues nga bashkitë, organizata, institucionet arsimore dhe këdo që ishte i interesuar të shprehej mbi këto hapa të rëndësishëm që po ndërmarrim për mbrojtjen e Vjosës”, tha Kumbaro.

Konsultimi i “Planit të Integruar të Menaxhimit për Parkun Kombëtar Lumi Vjosa” është një hap i rëndësishëm në mbrojtjen e lumit të Vjosës.

Lumi i Vjosës u shpall më 13 mars të këtij viti nga qeveria shqiptare “Park Kombëtar”, kategoria e dytë e mbrojtjes.

1 nga 10

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›