Kumbulla feston grumbullimin në Kombëtare me gol kundër Majorkës

Marash Kumbulla ka “festuar” grumbullimin në Kombëtare duke shënuar gol në ndeshjen mes Espanjol dhe Majorkës.
Shqiptari ka kaluar në avantazh ekipin katalan në minutën e 18-të të sfidës. Pas një harkimi perfekt nga Jofre drejt zonës, mbrojtësi gjuajti me kokë duke shkundur rrjetën e Greif.