E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kumbulla humb Serbinë/ Mbrojtësi i kombëtares do të mungojë disa javë pas dëmtimit

Kombëtarja nuk do të ketë mbrojtësin Marash Kumbulla në ndeshjen ndaj Serbisë në eliminatoret e Kupës së Botës.

Futbollisti kuqezi pësoi dëmtim në ndeshjen e La Ligës në Spanjë të dielën që kaloi dhe sipas fjalëve të trajnerit të Majorkës do të mungojë për disa javë. Deri në ndeshjen në fushën e Serbisë duhen edhe tre javë, ndaj duket e vështirë që Kumbulla të riaftësohet në kohë.

Lojtari i kombëtares pati probleme që javën e kaluar duke munguar të premten në stërvitje, ndërsa të dielën luajti vetëm 36 minuta. Shqipëria do të luajë në 11 tetor në stadiumin e qytetit Leskovac një ndeshje vendimtare për Botërorin, ndërsa trajneri Silvinjo ka disa alternativa në mbrojtje si kapitenin Gjimshiti, Ismajlin dhe Ajetin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›