E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kume Oferta e PS-se zgjidh krizen

Heqja dore nga fletet prej socialisteve sipas Kristaq Kumes ish- kryetarit te komisionit qendror te zgjedhjeve perkthehet si hapi i pare drejt zgjidhjes se krizes. I mandatuari i partive per ndryshimet teknike ne kodin zgjedhor veren se tashme zhurma dhe perplasja per interpretimet e ndryshme te nenit qe parashikon djegien e fleteve nuk ka me arsye te ekzistoje.

Ky eshte hapi i pare shume i rendesishem per te cliruar ngercin e krijuar lidhur me zbatimin ose jo te nenit 178 pika 6 e kodit zgjedhor. Kjo do te thote se pas kesaj eshte e nevosjhme qe nje pozicionim i tille te shprehet me levizjen e kerkuar ne parlamentin e Shqiperise per ngritjen e komisionit parlamentar ad-hoc i cili ne objekt te tij te kete keqyrjen edhe te materialeve zgjedhore thote Kume.

Pas artikulimeve te dendura mediatike nga eksponente te ndryshem te opozites per heqjen dore nga fletet kryesocialisti i dergoi nje dite me pare nje leter ambasadoreve te akredituar ne Tirane. Ai kerkonte ndermjetesimin e tyre per te vene ne jete oferten qe i kishte bere ne 20 tetor kryeministrit.

Nga ana tjeter shefi i qeverise ka deklaruar se nuk do te marrre per baze asnje nga artikulimet e fundit per aq kohe sa ato nuk jane shkruar e bardha mbi te zeze ne nje draft te depozituar ne Kuvend.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›