E Diel, 1 Nëntor 2026

Kundër Reformës Territoriale! Qytetarët e Dimalit në protestë, firmosin peticion kundër shkrirjes së Bashkisë

Reforma Territoriale, që fshin nga harta e bashkive bashkinë e Dimalit, ka nxjerr sot në shesh për të protestuar banorët e tij.

Të organizuar në Pedonalen e qytetit dhe me pankarta në duar,banorët e Dimalit kanë kërkuar që qeveria të mos ta preki këtë bashki.

Qytetarët kanë deklaruar se, kjo bashki është qyteti ku ata duan të rrisin fëmijët e tyre, është bashkia me prodhimin më të madh bujqësor në vend.

Qytetarët kanë kërkuar njëzëri që kjo bashki mos të preket nga Reforma Territoriale, jo vetëm për shtritjen e saj të gjerë dhe numri i popullsisë por edhe për vetë antikitetin dhe vlerat historike që mbart.

Sipas qytetarëve, bashkimi i saj me Beratin ua vështirëson jetën dhe ekoniminë,sidormos fermerëve të Njësive Administrative: Kutalli, Cukala, Poshnje etj.

Qytetarët e Dimalit kanë firmosur të gjithë ne radhë edhe nje peticion kundër kësaj reforme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›