E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kunder rregjistrimit peticioni i dorezohet parlamentit

Firmat e mbledhura ne te gjithe Shqiperine nga vullnetaret e Aleances Kuqezi, iu dorezuan Kuvendit te Shqiperise, sebashku me dy propozime per t’ia shtuar nenit 1 te ligjit (8860) “Per rregjistrimin e pergjithshem te popullsise dhe banesave” (I ndryshuar). Ndyshimet konsistojne ne faktin se ne rast mosperputhjesh, te dhenat e rregjistruara nga gjendja civile te kene perparesi mbi deklarimin vullnetar te shtetasve si dhe ne menyre kategorike, duke respektuar Kushtetuten, te mos behet rregjistrimi i popullsie mbi baza etnike dhe fetare.

"Ne kërkojmë që në ligjin për rregjistrimin e popullsisë, në nenin 3 të tij të shtohet ky paragraf: ‘në çdo rast kur ka mospërputhje midis të dhënave si rezultat i rregjistrimit i në të dhënat e pasqyruara në aktet e gjendjes civile, këto të fundit kanë përparësi’. Kërkojmë që të shtohet ky paragraf si neni katër me qëllim ruajtjen e laicitetit të shtetit shqiptar si dhe të frymës së tolerancës dhe të bashkëjetesës, të dhënat e rregjistrimit të popullisisë sipas këtij ligji nuk do të përfshijnë të dhënat etnike dhe fetare. Shteti shqiptar edhe në kushtetutën e tij e ka të përcaktuar se është një shtet laik. Procesi i rregjistrimit të popullsisë është një proces të cilin shteti e ndërmerr me paratë e taksapaguesve për të marrë të dhëna mbi bazën e të cilave harton politika."- deklaroi përfaqësuesi i Aleancës, Endri Shabani.

Per disa muaj, vullnetaret e Aleances Kuqezei shkuan ne çdo qytet te vendit, per te mbledhur 20 mije firma te domosdoshme per te arritur ndryshimet ne ligj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›