E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kundër vetos bullgare, Mitsotakis: Po mban peng Ballkanin

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, deklaroi se nuk pajtohet me veton e vendosur nga Bullgaria ndaj anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Ai e bëri të qartë qëndrimin e tij se pranimi i Ballkanit në Bashkimin Evropian, duhet të përshpejtohet.

“Sigurisht, Ballkani Perëndimor nuk mund të mungojë në diskutimin tonë. Me këtë në mendje do të shkojmë në samitin e Lubjanës. Ne u pajtuam që procesi i pranimit në Ballkanin Perëndimor duhet të përshpejtohet në mënyrë që të parandalohet kthimi i rajonit në një vatër problemesh të reja.Gadishulli Ballkanik është evropian; prandaj dhe e ardhmja e tij mund të shihet vetëm përmes BE”, thuhet në një deklaratë të zyrës së kryeministrit grek. 

Kur ishte në opozitë, partia Demokracia e Re e Mitsotakis votoi kundër marrëveshjes së Prespës për ndryshimin e emrit, e cila i hapi rrugën Shkupit për t’u bashkuar me BE. Megjithatë, pas marrjes së pushteti ai bëri një kthesë të fortë dhe e mbështeti plotësisht perspektivën europiane të shteti fqinj. Shqipëria dhe Maqedona e Veriut, po trajtohen nga BE së bashku për hapjen e negociatave. Vetoja e vendosur Bullgaria Shkupit, po mban peng edhe Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›