E Martë, 3 Nëntor 2026

Kundërmasat ndaj vendimit të Trump, BE: Tarifat për produktet amerikane hyjnë në fuqi nga 15 prilli

Vendet anëtare të BE-së votuan sot në favor të propozimit të Komisionit Evropian për të futur kundërmasa tregtare kundër Shteteve të Bashkuara.

Sipas një dokumenti të brendshëm të Komisionit, vendosja e tarifave ka të bëjë me produkte amerikane me një vlerë totale prej rreth  22.1 miliardë euro. euro , bazuar në të dhënat e importit të vitit 2024 , si duhan, motoçikleta, shpendë, çelik dhe alumin.

Tarifat deri në 25 për qind janë hakmarrje për tarifat e SHBA-së ndaj çelikut dhe aluminit të vendosura muajin e kaluar – ndërsa masat e Evropës ndaj tarifave të fundit, që Trump i shpalli më 2 prill, ende nuk janë ndërmarrë.

Propozimi i Komisionit erdhi si përgjigje ndaj vendimit të SHBA në mars për të vendosur tarifa për importet e çelikut dhe aluminit nga BE.

Brukseli theksoi se dëshiron një marrëveshje që “do të ishte e balancuar dhe me përfitime reciproke”.

Trump ka vendosur gjithashtu një tarifë prej 25 për qind për importet e automjeteve nga BE-ja, dhe ka shënjestruar bllokun me tarifa reciproke prej 20 për qind që hynë në fuqi sot.

Një zëdhënës i BE-së tha përgjigja ndaj tarifave të reja të SHBA-së do të bëhet publike javën e ardhshme.

E miratuar nga 26 shtete të BE-së – Hungaria nuk votoi kundër – lista e produkteve të shënjestruara është e orientuar kryesisht drejt shteteve që udhëhiqen nga republikanët e Trumpit.

Produktet e përfshira janë produktet e pulës, mistri, frutat dhe arrat, druri, motoçikletat, plastika, tekstili, pikturat dhe pajisjet elektrike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›