E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kundërofensiva e Ukrainës, Putin: Nuk kemi vendosur forcat e plota ushtarake

Kundërofensiva e fundit e Ukrainës nuk do të ndryshojë planet e Rusisë, ka thënë Vladimir Putin në komentet e tij të para publike për këtë çështje. Në një kundërsulm të shpejtë, forcat ukrainase thonë se morën mbi 8,000 km katrorë në rajonin verilindor të Kharkiv.

Por Putin tha se Rusia deri më tani nuk kishte vendosur forcat e saj të plota.

“Operacioni ynë sulmues në Donbas nuk po ndalet. Ata po ecin përpara, jo me një ritëm shumë të shpejtë, por gradualisht po marrin gjithnjë e më shumë territor”, tha ai pas një samiti në Uzbekistan.

Rajoni industrial i Donbasit në Ukrainën lindore është fokusi i pushtimit rus, për të cilin Putin pretendon se është i nevojshëm për të shpëtuar rusishtfolësit nga gjenocidi.

Pjesë të Donbasit janë pushtuar nga separatistët e mbështetur nga Rusia që nga viti 2014. Rajoni i Kharkivit, ku u nis kundërsulmi i fundit i Ukrainës, nuk është pjesë e Donbasit.

Në komentet e së premtes, Putin kërcënoi një përgjigje “më serioze” nëse sulmet ukrainase vazhdojnë.

“Ju kujtoj se ushtria ruse nuk po lufton në tërësi, etëm ushtria profesionale po lufton“, tha ai.

Deri më tani, Rusia nuk i ka shpallur zyrtarisht luftë Ukrainës dhe vetëm i referohet pushtimit të saj si një “operacion special ushtarak”./BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›