E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kundershtohet projekti Sheshi Skenderbeu

Ministrja e Kultures Elizabeta Kancevska - Milevska te shtunen ka shprehur verejtjet e saj per projektin e Komunes Cair per rindertimin e Sheshit Skenderbeu. Edhe pse projekti ideor eshte financuar nga Qeveria e Maqedonise ndersa ne promovimin e tij ishin prezent te gjithe ministrat shqiptare te qeverise ministrja Kancevska-Milevska e cila perndryshe eshte kuadro nga radhet e partise VMRO-DPMNE te kryeministrit Gruevski ka terhequr verejtjen se realizimi i ketij projekti smund te behet pa pelqimin e ministrise se saj.

Projekti ideor i Komunes Cair per ndertimin e Sheshit Skenderbe duhet te jete plotesisht i harmonizuar me ligjet dhe te posedoje leje nga Ministria e Kultures porositi ministrja Kancevska Milevska.
Secili projekt qe realizohet patjeter duhet te jete i harmonizuar me Ligjin per Carshine e Vjeter te Shkupit dhe duhet te posedoje lejen paraprake nga Ministria e Kultures por edhe nga Drejtoria per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore ne menyre qe te mos demtohet teresia kulturore e Carshise se Vjeter theksoi tutje Kancevska- Milevska.

Cfare parasheh projekti

Zona rreth permendores se heroit kombetar Gjergj Kastroti -Skenderbeu e cila ndodhet ne hyrje te Carshise se Vjeter te Shkupit parashihet qe ne te ardhmen te shnderrohet ne nje shesh te madh me nje siperfaqe mbi 20000 metrash katrore theksoi nga ana tjeter kryetari i Komunes se komunes Cair te Shkupit Izet Mexhiti.

Vetem nje dite para deklaratave kundershtuese te ministres Milevska projekti Sheshi Skenderbeu eshte promovuar nga zevendeskryeministri dhe kryesuesi per implementimin e Marreveshjes se Ohrit Abdylaqim Ademi dhe nga kryetari i komunes se Cairit Izet Mexhiti. Promovimti i ka paraprire nje prezantim vizual ne Shtepine e Zejtareve ne Shkup.

Sipas projektit Sheshi Skenderbeu qe ndodhet ne Carshine e Vjeter te Shkupit do te kete pamje te re ne perputhje me projektin tashme te hartuar ideor.
Gjithnje sipas ketij projekti Sheshi Skenderbeu parashihet te kete nje hapesire prej 20000 metrash katrore dhe te ndertohet ne disa faza nderkohe qe kompania qe do te beje ekzekutimin e punimeve do te jete kompania Arhing nga Tetova.

Faza e pare e projektit perfshin ndertimin e hapesires nentokesore bashke me instalimin e parkingjeve nderkohe qe pastaj parashihet te fillohet edhe me ndertimin e nje amfiteatri i cili do te jete i vendosur ne afersi te permendores se Skenderbeut.

Ne kuader te ketij projekti do te perfshihet edhe Komuna Qender e cila perfshin nje pjese te Carshise se Vjeter. Ndryshe ne kuader te projektit parashihet edhe ndertimi dhe restaurimi i dyqaneve dhe hapesirave te vjetra te ketij lokaliteti.

Cfare u tha nje dite me heret

Sipas kryetari i Komunes Cair Izet Mexhitit ky projekt do te jete pjese e nje debati me te gjere me qellim te aranzhimit te permbajtjeve plotesuese dhe sa me cilesore e krejt kjo me qellim qe ti jepet nje pamje sa me e bukur tere Sheshit Skenderbeu.

Sipas ideatoreve projekti per ndertimin e Sheshit Skenderbeu pritet te realizohet nga Komuna e Cairit dhe me mbeshtetjen e Qeverise se Maqedonise.

Pas projekteve te perfunduara dhe atyre qe ende jane ne realizim e siper sic jane rijetesimi i Carshise se Vjeter meremetimi i rrugeve rehabilitimi i rrjetit te infrastruktures nentokesore ndertimi i mbikalimit te tregu i gjelber meremetimi i cerdheve dhe i shkollave te femijeve hapja e degeve te ndara te fakulteteve te USHTse por edhe e shume projekteve tjera tani radhen e ka njeri nga mega-projektet qe komunes sone do tia ndryshoje teresisht pamjen theksoi kryetari i Komunes Cair Izet Mexhitil derisa po i referohej Sheshit Skenderbeu.

Edhe per zevendeskryeministrin Ademi sheshi dhe objektet percjellese qe do te perbejne nje strukture kompakte do te ndikojne qe te kjo pjese e qytetit jete terheqese per qytetaret e Komunes se Cairit ne Shkup por edhe per vizitoret tjere te Maqedonise.

Hapesira do te lidhe pjesen moderne me ate tradicionale te qytetit te Shkupit theksoi Ademi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›