E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kundershtohet vendimi per naften D2

Shoqata e Shoqerive Hidrokarbure nuk rresht se reaguari ndaj vendimit te qeverise per t`i dhene ARMO-s te drejten ekskluzive te shitjes se naftes D2. Ne deklaraten me te fundit, Shoqata e Shoqerive te Hidrokarbureve kerkon qe ministri i Ekonomise te percaktoje standartin e produktit qe do te perdoret ne tregun shqiptar dhe ky produkt te jete i lire per te gjithe. Drejtuesit e kompanive importuese thone se qeveria nuk ka marre parasysh planet e tyre te biznesi dhe te zhvillimit. Shoqata e Shoqerive te Hidrokarbureve kerkon me force te hiqet dore nga vendime te paqendrueshme qeverie, qe rrezohen pa hyre ne fuqi, te garantoje sipas ligjit barazi ne treg, konkurrence qe sjell edhe çmime konkuruese te produkteve dhe mosdiskriminim te subjekteve. Importuesit paralajmerojne se te drejten e tyre do ta kerkojne me te gjitha format ligjore, brenda dhe jashte Shqiperise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›