E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kundërshtuan efektivët e policisë dhe i kanosën për shkak të detyrës/ Arrestohen 4 persona në Tiranë

Katër persona janë arrestuar në Tiranë. Këta shtetas, mbrëmjen e së mërkurës, kundërshtuan me dhunë dhe kanosën për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, si dhe një qytetare që kishte njoftuar shërbimet e policisë për prishje të qetësisë publike, në një lokal.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Tish Daija” në kryeqytet.Ndërkaq, lidhur me këtë rast, u proceduan në gjendje të lirë dhe dy persona.

Ata akuzohen për për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›