Kupa, Laçi – Besa 0-1Golin e vetëm të takimit e realizoi mesfushori Artion Poçi në minutën e 30-të me një goditje të lirë.

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) - Besa fitoi 1-0 me Laçin në takimin e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Takimi u luajt në stadiumin e qytetit të Lezhës në orën 13:00. Golin e vetëm të takimit e realizoi mesfushori Artion Poçi në minutën e 30-të me një goditje të lirë. Hasalla doli me karton të kuq për Besën. Besa, 52-herë pjesëmarrëse në Kupën e Shqipërisë, hodhi një gjysmëhapi drejt çerekfinaleve, në të cilat ka marrë pjesë deri tani 21 herë. Besa e ka fituar një herë Kupën e Shqipërisë.
Numri i klikimeve - 6448
E Merkure, 25 Nentor 2009