E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupa Përkujtimore “Agron Ismailati 2026” bashkon në Durrës notarët nga Shqipëria dhe Kosova

TIRANË, 2 gusht /ATSH/ Kupa Përkujtimore Ndërkombëtare “Agron Ismailati 2026” mblodhi në Durrës sportistë nga klubet e Shqipërisë dhe Kosovës, në një aktivitet që nderon kujtimin e një prej figurave të njohura të notit shqiptar dhe promovon vlerat e sportit.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, vlerësoi nivelin e garave dhe pjesëmarrjen e sportistëve, duke e cilësuar aktivitetin si një nga veprimtaritë më të rëndësishme të kalendarit vjetor të federatës.

Në aktivitet ishte i pranishëm edhe Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, i cili vlerësoi organizimin e veprimtarive që ruajnë dhe përcjellin trashëgiminë e personaliteteve të sportit shqiptar, duke frymëzuar brezat e rinj.

Me pjesëmarrjen e sportistëve, trajnerëve, sportdashësve dhe mediave, kupa konfirmoi rolin e sportit si një urë bashkëpunimi, edukimi dhe bashkimi mes komuniteteve të Shqipërisë dhe Kosovës.

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›