Kupa, Skënderbeu -ApoloniaSkënderbeu eliminoi Skraparin. Apolonia eliminoi Bilishti Sport

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Skënderbeu i Korçës (Kategoria Superiore) do të përballet me Apoloninë e Fierit (Kategoria Superiore) në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, Grupi B. Skënderbeu eliminoi Skraparin e Kategorisë së Parë në dy përballje në të cilat u shënuan një numër rekord golash: 22. Skënderbeu humbi në Skrapar 5-3 dhe fitoi në Korçë 9-5. Apolonia eliminoi Bilishti Sport: humbi 3-1 në Bilisht dhe fitoi 7-0 në Fier.
TURI I DYTË
GRUPI A
Lushnja-Tirana
Bylis-Dinamo
Kastrioti-Shkumbini
Laçi-Besa
GRUPI B
Kamza-Vllaznia
Partizani-Teuta
Gramozi-Flamurtari
Skënderbeu-Apolonia
Numri i klikimeve - 1241
E Marte, 24 Nentor 2009