E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupa, Tirana – Luzi 3-0Luzi kishte fituar ndeshjen e pare 3-1

Rrjetet sociale:

Tirana nuk e pati aspak të thjeshtë të kualifikohej në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë me modestët e Luzi 2008. Madje në “Selman Stërmasi” u zhvillua një ndeshje e tensionuar, ku mesfushori i njohur i Tiranës u largua me karton të kuq në minutën e 43-të, kur rezultati ishte 1-0 për bardheblutë pas golit të Migen Memellit në minutën e 18-të. Andi Lila me penallti (67’) dhe Jetmir Sefa  (72) vulosën shifrat 3-0, që sollën edhe kualifikimin e 13-herë fituesve të Kupës së Shqipërisë pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 3-1 në favor të Luzit.
Numri i klikimeve - 3109
  E Merkure, 04 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›