Kupa, Turi i parë, më 21 tetorÇiftet do të ndahen sipas një skeme të paracaktuar

Rrjetet sociale:
Turi i parë i Kupës së Shqipërisë do të zhvillohet ditën e mërkurë, më 21 tetor.
Pas dy tyreve paraeliminatore, ku morën pjesë vetëm skuadra të Kategorisë së dytë, në turin e parë do të marrin pjesë 32 skuadra, 12 nga Kategoria Superiore, 16 nga Kategoria e Parë dhe 4 nga Kategoria e Dytë (fitueset e çifteve në eliminatore).
Çiftet do të ndahen sipas një skeme të paracaktuar, të renditura në çdo kategori, sipas numrave tek dhe çift në renditjen e sezonit të kaluar.
Numri i klikimeve - 106
E Diele, 11 Tetor 2009