E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa UEFA, CSKA Moska dhe Herta kualifikohen

Moskovitet dhe berlinezet sigurojne kualifikimin per ne fazene grupeve pas ndeshjeve te zhvilluara sot.

CSKA-ja e Moskes eshte skuadra e pare qe siguron kualifikimin per ne fazen e grupeve te Kupes UEFA. Ruset kane dominuar edhe takimin e dyte ndaj kroateve te Slaven Belupo, duke fituar me rezultatin 1-0.

Golin e ndeshjes te zhvilluar sot ne Moske, e shenoi Berezutski ne minuten e 37-te, duke lene ne fuqi kete rezultat deri ne fund te 90 minuteshit. Miqte jane treguar te pafuqishem ne fushen e kundershtareve moskovite, duke i dhene lamtumiren evenimentit europian. Ndeshja e pare mes dy skuadrave kishte perfunduar ne favor te CSKA-se me rezultatin 2-1.

Nderkohe edhe Herta e Berlinit ka prere bileten per ne fazen tjeter te Kupes UEFA pasi barazoi 0-0 ne fushen e irlandezeve te St. Patrick. Takimi i pare i zhvilluar ne Gjermani, kishte perfunduar 2-0 ne favor te berlinezeve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›