Kupa UEFA: Manchester City barazon por kualifikohet
Ekipi i Premierligёs, Manchester City, edhe pse ka barazuar pa gola nё fushё tё vet ndaj Paris Saint Germain, ka arritur tё kualifikohet pёr nё rundin e ardhshёm tё Kupёs UEFA. Djelmoshat e trajnerit Mark Hughes, pavarësisht qё dominuan ndeshjen, nuk arritën tё gjejnë portёn kundrёshtare, por mbrojtën tё paprekur edhe portёn e tyre. City tash mbledh 7 pikё dhe mbetet nё krye tё grupit A, ndërsa ka edhe njё ndeshje tjetër pёr tё zhvilluar. Nё pozitën e dytё tё grupit A, pas fitores prej 2-1 ndaj ekipit gjerman Schalke, ngjitet ekipi holandez Twente, qё drejtohet nga ish-selektori i Anglisё, Steve McLaren. Me kёtё fitore edhe holandezёt sigurojnë pjesëmarrjen nё fazёn e ardhshme, ndërsa ndeshja mes Racing Santander dhe Manchester Cityt do tё jetё vendimtare, nёse Schalke do tё arrijё tё sigurojё vend pёr nё fazёn e ardhshme.