E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kupa e Botës për Klube 2025/ Lojtarët e PSG-së po mendonin si do të festonin me trofeun, “prapaskena” që motivoi Chelsea-n

Fakti që ishin në finalen e parë historike të Kupës së Botës për Klube mund të mos ketë qenë i vetmi fakt që ka motivuar lojtarët e Cheslea-t.

Në Nju Xhersi futbollistët e Chelsea ishin të motivuar për të bërë mirë pasi përpara atij takimi trajneri i tyre, Marseca, u kishte treguar një detaj që kishte të bënte me kundërshtarët.

“The Times” kishte mësuar se mes lojtarëve të PSG-së mbizotëronte shqetësimi se si do të festonin me trofeun e ri pasi ishte i vështirë për tu mbajtur. Këtë “detaj” trajneri i Chelsea-t e kishte mësuar përpara ndeshjes dhe ua kishte thënë lojtarëve, të cilët zbritën në fushë me motivimin e duhur për dëshpëruar rivalët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›