E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupa e Italisë: Lazio në gjysmëfinale, Bologna dorëzohet te penalltitë

Inter kundër Comos dhe Lazio kundër Atalantës do të jenë gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, me fituesin në fuqi(Bologna) të këtij kompeticioni të eliminuar në çerekfinale.

Bologna dominoi pjesën e parë dhe mori epërsinë me anë të Castros (30′), madje duke goditur traversën, por më pas humbi kontrollin e ndeshjes.

Noslin hyri në fushë si zëvendësues dhe barazoi rezultatin (49′), duke e çuar sfidën te penalltitë. Provedel u tregua vendimtar këtu, duke pritur penalltinë e Fergusonit dhe duke magjepsur Orsolinin për ta bërë rezultatin 4-1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›