E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Konfederatave Neymar ldquoshowrdquo

Selecao shkon në gjysmëfinale me firmën e Neymar. Kampioni i ri i Barcelonës nis shfaqjen e tij pas vetëm 9 minutash, me një super gol.

Aksion nga e djathta, falë shpërthimit të Dani Alvesh, kros i mbrojtësit të Barcës, i cili largohet jo mirë me kokë nga Rodriguez, topi përfundon te Neymar, i cili fluturimthi e me të majtën mposht edhe portierin Corona. Është sërish “jashtëtokësori” brazilian, i cili krijon gjithcka për golin e dytë, në kohën shtesë, duke kaluar pas një “tuneli” Mier-in dhe jep një asist për Jo, i cili nuk gabon. Selecao ka gjetur më në fund udhëheqësin, që trajneri Scolari kërkonte në ekip, dhe ai është talenti më i ri brazilian, Neymar. Meksika përpiqet të reagojë me “Chicarito” Hernandez, sulmuesin e United, por ai konfirmon edhe njëherë se është në një moment negativ. Përpiqet akoma më shumë Giovani dos Santos, i cili spostohet në të gjithë vijën e sulmit, për të lejuar depërtimet e Mier e Salcido, por Meksika nuk ia del dot. Për t’u theksuar, një dëmtim i David Luiz, i cili detyrohet të lërë fushën për një kohë të gjatë, për shkak të një goditje me takë në hundë, prej së cilës ka patur hemoragji. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›