Kupa e Shqipërisë, Egnatia fiton me përmbysje ndaj Teutës

TIRANË, 10 shkurt /ATSh/ Egnatia triumfoi ndaj Teutës me rezultatin 2-1 në sfidën e zhvilluar në Durrës, në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
Sfida nisi mjaft mirë për vendasit, që gjetën të parët golin e avantazhit me Arifin, por rrogozhinasit përmbysën rezultatin. Fillimisht ekipi i Tetovës gjeti barazimin para përfundimit të pjesë së parë me Adjessa, teksa goli i fitores erdhi gjatë pjesës së dytë me Kryeziun.
Ndeshja e kthimit luhet më 4 mars. Po sot u luajt edhe Bylis-Vllaznia, takim i mbyllur me shifrat 0-1 për shkodranët. Dy takimet e tjera çerekfinale janë planifikuar për të mërkurën.
Kupa e Shqipërisë, faza çerekfinale – takimet e para:
E martë, 10 shkurt 2026:
13:30 Bylis Vllaznia 0-1
16:30 Teuta – Egnatia 1-2
E mërkurë, 11 shkurt 2026:
13:30 Tirana – Dinamo
16:30 AF Elbasani – Partizani
Ndeshjet e kthimit do të luhen më 4 mars 2026.
/a.f/r.e/