E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupa e Shqipërisë/ Luhen sot 13 ndeshje të turit të parë me kualifikim direkt

Kupa e Shqipërisë vazhdon sot me 13 ndeshje të turit të parë eliminator, që do të përcaktojnë skuadrat që do t’u bashkohen Flamurtarit, Skënderbeut dhe Besëlidhjes, të kualifikuara dje për në turin tjetër. Kualifikimi në këtë tur vendoset me një ndeshje teke.

Nga skuadrat e Abissnet Superiore, sot zbret në fushë vetëm Laçi, që ndeshet me Këlcyrën në Kamzë. Skuadrat e tjera të elitës do të nisin rrugëtimin në Kupën e Shqipërisë nga turi i tretë.

Kupa e Shqipërisë, turi i parë

Ndeshjet e sotme, ora 13:30

Bylis–Albpetrol

Laçi–Këlcyra (Kamzë)

Pogradeci–Delvina

Iliria–Veleçiku (Shijak)

Besa–Devolli (Luz)

Kastrioti–Luzi (Ahmetaq)

Burreli–Eagle

Korabi–Tërbuni

Luftëtari–Tomori

Kukësi–Erzeni

Apolonia–Maliqi

Lushnja–Shiroka

Oriku–Butrinti

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›